
TIRANË- Një video e re është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, moderatori Ledion Liço u dha banorëve një mundësi zgjedhjeje që ose Lediona, ose Ilnisa të flisnin me fëmijët e tyre. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës. Pikërisht ky moment, po bën namin në rrjet.
BISEDA MES TYRE:
Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.
Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?
Vajza: Më ka marrë shumë malli.
Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.
Teksa bisedonin, dëgjohet një zë që i thotë fëmijës: Qaj, qaj./ZËRI