Qytetërim

Shok me Bardhin, Meritoni i kërkon llogari Endrikut: Pse e përmende lidhjen me Sarën?

Meritoni u shpreh gjithashtu se nuk i pëlqeu sjellja e Sarës në momentin që Endriku u bë pjesë e shtëpisë

E.K
Shok me Bardhin, Meritoni i kërkon llogari Endrikut: Pse e përmende
Endrik Beba dhe Meriton Mjekiqi

TIRANË- Këngëtari Endrik Beba është konkurrenti më i ri që iu bashkua mbrëmjen e djeshme shtëpisë së ‘BBVA3’, i cili menjëherë ka krijuar trazira në shtëpi.

Në klipin prezantues, Beba përmendi lidhjen që ka patur me Sarën, veprim që nuk i ka pëlqyer aspak një prej banorëve, Meritonit. Ky i fundit e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur pikërisht për atë çfarë ai tha në klip.

Ndërkohë që Meritoni shprehu rezerva dhe për sjelljen e Sarës, për të cilën tha se nuk i kishte pëlqyer. Ai mori veçmas Bardhin, ku i tha dhe pakënaqësitë e tij në raport me Sarën dhe reagimet e saj në momentin që ish-i dashuri u bë pjesë e shtëpisë.

Pjesë nga biseda e Meritonit me Endrikun

Meritoni: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf. Po. Pjesa e fundit m’u duk provokative.

Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.

Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?

Endrik: Është një gjë që dihet. Nuk mund të jap informacione nga jashtë.

Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?

Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.

Poll

MOS HUMB