
TIRANË – Zorak Zekiç është larguar zyrtarisht nga drejtimi i klubit të Partizanit. Klubi i kuq me anë të një deklarate, tha se ndarja ka ardhur në marrëveshje të plotë mes palëve. Zekiç do marrë drejtimin e klubit kroat, Osijek.
“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek.
Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë”, thuhet në lajmërimin e Partizanit”, njoftoi klubi kryeqytetas.
Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik, kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević./Zëri.ai/