Qytetërim

Biletat e çekëve shiten brenda 30 minutave

Që para nisjes së shotjes të përcaktuar në orën 12:00 të së martës, ishin mbi 4 mijë tifozë në pritje. Më pas numri i tyre u shtua, ndërkohë që duekt se fat kanë pasur 300 të parët që kanë qenë në radhë, pasi 1 person mund të blinte deri në 4 bileta.

E.K
Biletat e çekëve shiten brenda 30 minutave
Foto Ilustruese

TIRANË- Të 1139 biletat e fundit të nxjerra në shitje online për takimine 12 tetorit kundër Çekisë u shitën brenda 30 minutave. Që para nisjes së shotjes të përcaktuar në orën 12:00 të së martës, ishin mbi 4 mijë tifozë në pritje. Më pas numri i tyre u shtua, ndërkohë që duekt se fat kanë pasur 300 të parët që kanë qenë në radhë, pasi 1 person mund të blinte deri në 4 bileta.

Këto bileta ishin parashikuar për tifozët e skuadrës mike, por federata çeke ka blerë vetëm 700 dhe institucioni i futbollit shqiptar në bazë të rregullores vendosi që t'i hedhë në treg për fansat shqiptarë.

Ndërkohë, kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet të martën për ndeshjen ndaj Çekisë. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

Të pranishëm ishin 21 lojtarët e grumbulluar, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19. Me ekipin u bashkua edhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar sërish stërvitje të diferencuar nga grupi. Por edhe sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.

Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Gjendja e tij do të monitorohet gjatë përgatitjeve me kujdes nga stafi mjekësor.

Poll

MOS HUMB