
TIRANË- Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha do donte t’i shpëtonte pyetjes rreth ‘dramës’ që është krijuar mes saj dhe Dafina Zeqirit, mirëpo mikrofonit të Zëri.ai, nuk i shpëtoi dot. Gjatë premierës së filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, Sara u pyet nga gazetari Edon Kuqi në lidhje me ‘trekëndëshin’ që është krijuar në showbiz.
Duke dashur që t’i shmanget pyetjes, Sara tha se nuk ekziston asnjë trekëndësh i tillë, e se për të ka rëndësi vetëm familja e saj.
Pyetja e gazetarit të Zëri.ai: Ndihesh si e turbulluar, duke qene se kohët e fundit dhe mediat të kanë futur në një trekëndësh..
Sara Hoxha: Për mua ajo nuk quhet trekëndësh, unë jam shumë e lumtur me jetën time, çdo gjë është në rregull me mua dhe familjen time. Për mua kjo ka rëndësi. Nuk dua të flas për këtë gjë, unë këtu jam vetëm për filmin dhe dua ta shijoj këtë gjë. Nuk dua të prononcohem fare.
Po çfarë ka ndodhur mes Sarës dhe Dafinës?
Gjithçka nisi kur në rrjet qarkulluam lajme se në një fragment në këngët e tyre, Dafina dhe Ledri po i kthenin përgjigje njëri-tjetrit. Ata u bënë viral për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit, ku reperi në një prej postimeve të këngëtares shkroi: “T’i kom dhon krejt”, ku më pas vendosi të fshinte komentin
Dafina mori vendimin duke fshirë nga rrjetet sociale Ledrin dhe partneren e tij, ku përmes një postimi citonte: Kam vendosur t’u bëj unfollow dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË. Ndërkohë Sara në daljet e saj publike është shprehur se nuk ka dijeni se përse janë tensionuar "gjakrat"./Zëri.ai