
LONDËR- Ekipi i Chelseas është duke u përgatitur për rifillimin e kampionatit anglez. Klubi po bën pushime në këtë dmër, ndërsa lojtarët kanë nisur stërvitjen. Klubi anglez ka organizuar një lojë me lojtarët. Futbollistëve iu është kërkuar që të gjejnë shokun e skuadrës, kur kanë qenë të vegjël.
Armando Broja pati vështirësi për të gjetur shokun e skuadrës, kur ka qenë i vogël. Broja e gjeti Enzo Ferndandezin, vetëm pasi dha tre alternativa. Fotografia e Brojës, kur ai ka qenë i vogël i ra Çukuemkas, që e gjeti menjëherë se në foto ishte bomber shqiptar.
View this post on Instagram
Armando Broja duket se ka marrë veten nga dëmtimi që ka pasur. Ai është aktivizuar me blu-të dhe pritet të thirret nga Kombëtarja, për të luajtur në Europianin e Gjermanisë./ZËRI/