Qytetërim

Jose Mourinho, njeriu që theu rekorde...me dëmshpërblime pas shkarkimeve

Trajneri portugez është një gjë e së kaluarës për romakët, por shkarkimi i tij shënon një tjetër rekord në karrierën e tij.

k.m.
Jose Mourinho, njeriu që theu rekorde...me dëmshpërblime pas
Jose Mourinho

ITALI- Kur Mourinho u shfaq në fushat e mëdha të futbollit europian, shkaktoi tronditje me sjelljen e tij arrogante... Fitoi Champions League me Porton. Pas fitores tha: Kemi top futbollistë dhe sado arrogante të tingëllojë, kemi edhe një top menaxher. Unë nuk jam një pre tyre, unë jam "The Special One" (I veçanti). 

20 vjet më vonë, pseudonimi iu ndryshua në "Dikur Special" dhe pas shkarkimit të tij sot nga Roma, përdoruesit e internetit u kujdesën ta ripagëzojnë. Dhe këtë herë portugezi përmendet si “I shkarkuari" që përmban një dozë të madhe ironie, por në të njëjtën kohë fsheh pas saj shumë zero... Zero që kanë të bëjnë me shumat astronomike që ka marrë si dëmshpërblim nga grupet që janë shkarkuar.

Në total, portugezi është shkarkuar 7 herë (dy nga i njëjti ekip) dhe këto vendime kanë bërë që llogaritë e tij bankare të rriten me 100  milionë euro.

Këto përllogaritje nuk përfshijnë disa qindra mijëra euro që mori nga Benfica kur u shkarkua në dhjetor 2000 (ai ishte promovuar në shtator nga asistent në trajner). Ai ka marrë më shumë para (gjithmonë në aspektin e dëmshpërblimit) nga Chelsea. Në shtator të 2007, çeku iu nënshkrua me 18 milionë euro, ndërsa në 'mandatin' e dytë në dhjetor 2015, ai mori 12 milionë të tjera.

Ndërkohë, Real Madridi pasi i pagoi 8 milionë euro Interit në vitin 2010, pas tre vitesh i dha portugezit 19 milionë pasi e shkarkuan. "Mou" pas mandatit të dytë në Chelsea shkoi te United, ku qëndroi për 1.5 vjet dhe u largua duke arkëtuar 17 milionë euro. Ai mblodhi saktësisht të njëjtën shumë në prill 2021 nga Tottenham. Nga Roma, doli vetëm me 3.5 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB