Qytetërim

Neuroshkenca e zbulon: Ky mekanizm truri na ndihmon për ndarjet

Studimet tek kafshët, të cilët përfshihen në marrëdhënie monogame, dokumentojnë se brejtësit përjetojnë një shpërthim dopamine në trurin e tyre kur kërkojnë dhe ribashkohen me bashkëshortin e tyre.

k.m.
Neuroshkenca e zbulon: Ky mekanizm truri na ndihmon për ndarjet
Foto ilustruese

SHBA- Ndarja është e vështirë, por truri duket se ka një mekanizëm që na ndihmon të kapërcejmë një moment të tillë. Studimet tek kafshët, të cilët përfshihen në marrëdhënie monogame, dokumentojnë se brejtësit përjetojnë një shpërthim dopamine në trurin e tyre kur kërkojnë dhe ribashkohen me bashkëshortin e tyre. Mirëpo, pasi janë ndarë për një kohë të gjatë, asgjë e tillë nuk ndodh më.

"Ne mendojmë për proces si 'tejkalim të ndarjes' sepse këta minj mund të formojnë një lidhje të re pas këtij ndryshimi në dinamikën e dopaminës - diçka që ata nuk mund ta bëjnë ndërsa lidhja është ende e pacënuar,"-tha Dr. Zoe R. Donaldson për "Guardian Current Biology".

Në studim, ekipi përshkruan se si ata kryen një sërë eksperimentesh në të cilat minjtë duhej të shtypnin levat për të parë partnerin e tyre nga ana tjetër e xhamit. Ekipi zbuloi se minjtë kishin një çlirim më të madh të dopaminës në trurin e tyre kur shtypnin levat dhe shihnin shokun e tyre. Në momentin kur takoheshin, përjetonin një rritje më të madhe të dopaminës.

Megjithatë, këto dallime në nivelet e dopaminës nuk ekzistonin më pas ndarjes së çifteve. Koha e nevojshme ishte katër javë - një kohë e konsiderueshme në jetëgjatësinë e brejtësve.

"Nëse ky sinjal i dopaminës është me të vërtetë kritik për krijimin dhe ruajtjen e lidhjeve njerëzore, kjo do të thotë që duhet të bësh gjëra që ndihmojnë në mbajtjen e këtij sinjali të fortë ka pasoja të rëndësishme për kënaqësinë e marrëdhënies,"- tha ajo.

Donaldson shtoi se kjo e dhënë mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për njerëzit që përpiqen të ecin para pas një ndarjeje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB