
TIRANË- Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: ata që kalojnë ditë të tëra duke u menduar për çdo vendim, dhe ata veprojnë në bazë të impulseve. Nëse jeni në kategorinë e fundit, mund të ketë të bëjë me shenjën tuaj të zodiakut. Kush janë ata që do të dorëzohen pas çdo mendimi që u vjen në mendje, pa plan dhe program?
Dashi
Si një shenjë që fillon gjithmonë, Dashi shquhet për personalitetin energjik dhe të zjarrtë, kështu që sapo të fillojnë diçka, nuk do të pushojnë derisa ta mbarojnë atë. Duke qenë se janë shenjë zjarri, ndaj kanë edhe shumë vetëbesim, ata veprojnë shumë impulsivisht, sepse besojnë në vetvete dhe nuk shqetësohen kurrë se planet e tyre nuk do të kenë sukses.
Shigjetari
Askush nuk e do aventurën më shumë se një Shigjetar, i cili nuk humbet kurrë një mundësi për të rrezikuar. Shigjetarët i përkasin shenjave të ndryshueshme, gjë që i bën ata pafundësisht kureshtarë për jetën dhe përvojat e reja. Pra, ndërsa jeni duke u menduar akoma për një udhëtim në fundjavë, Shigjetari e ka "prerë" biletën.
Ujori
Nëse keni takuar një Ujor, e dini se ata mund të jenë të çuditshëm, spontan dhe të paparashikueshëm. Megjithatë, kjo nuk përkthehet në çdo aspekt të jetës së tyre. Si një shenjë ajri, Ujorët priren të mendojnë shumë kur bëhet fjalë për punën dhe karrierën. Por sapo të dalin nga zyra, ata janë gati të lirohen dhe të shkojnë kudo që i çon shpirti i tyre i lirë./ZËRI