Qytetërim

E trishtë, vdes papritur presidenti i klubit të njohur gjerman

Ata shprehen se lutjet e tyre janë me familjen e Bernstein, ndërsa kanë kërkuar që të respektohet privatësia e familjes në këto ditë trishta për ta.

E.K
E trishtë, vdes papritur presidenti i klubit të njohur gjerman
Kay Bernstein

GJERMANI- Kay Bernstein, Presidenti i klubit të futbollit Hertha Berlin, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga klubi sportiv, i cili nuk jep më shumë detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes. Ata shprehen se lutjet e tyre janë me familjen e Bernstein, ndërsa kanë kërkuar që të respektohet privatësia e familjes në këto ditë trishta për ta.

"I gjithë klubi, organet e tij drejtuese dhe anëtarët e stafit janë të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi. E gjithë familja Hertha po mban zi për vdekjen e Kay dhe po mendon për familjen dhe miqtë e tij", u tha në deklaratë./ZËRI

Poll

MOS HUMB