Qytetërim

VIDEO/ Stresi sfidon Policinë, poston video duke u larë në det

Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi disa ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë.

M.M
VIDEO/ Stresi sfidon Policinë, poston video duke u larë në det
Stresi

TIRANË-  Reperi i njohur shqiptar, Stresi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, vazhdon të jetë në arrati. Së fundmi, ai ka publikuar një video në InstaStory ku shihet duke u larë në det.

 

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) janë vënë në pranga, ndërsa Stresi është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ ZËRI

Poll

MOS HUMB