
PRISHTINË- Besnik Berisha, avokati i reperit të njohur Noizy, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me akuzat e ngritura ndaj klientit të tij. Ai thekson se personi për të cilin akuzohet Noizy se e ka dhunuar nuk ka pësuar dëmtime të rënda trupore, por vetëm dëmtime të lehta. Sipas Berishës, këto dëmtime nuk justifikojnë urdhërarrestin dhe paraburgimin e reperit, duke i cilësuar si të pajustifikueshme.
Avokati Berisha shton se Prokuroria Themelore e Pejës nuk ka treguar guximin e nevojshëm për të siguruar aktin e ekspertimit të dokumentacionit mjekësor, duke sugjeruar se ata nuk janë në gjendje të kundërshtojnë pretendimet e tij.
Në përfundim të reagimit të tij, Berisha u ofron mediave dhe publikut mundësinë për të bërë pyetje, duke theksuar se është i gatshëm të përgjigjet në çdo kohë.
Postimi i plotë i avokatit:
Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident. Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka .
P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni.
Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) janë vënë në pranga, ndërsa Stresi është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ ZËRI