
SHËNGJIN- Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) janë arrestuar mbrëmë në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Të dy ishin nisur për në Shëngjin, por nuk kanë arritur që të shkojnë në koncertin me pushuesit në Kune të Shëngjinit.
Por si u mor vesh lajmi?
Teksa të ftuarit prisnin Noizy-n që të performonte, në LED u është shfaqur lajmi se reperi nga Durrësi ishte arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, si Noizy, ashtu edhe DJ Crax do të ekstradohen në Kosovë.
MOMENTI ME VIDEO:
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI