Aktualitet

Aksident në Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, shoferi identifikohet pas disa orësh

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës.

k.m.
Aksident në Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në
Pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aktin Lushnje-Fier. 29-vjeçari nga Divjaka, Erjon Fredi Kuka ka ndërruar jetë në vend pasi është përplasur me një strukturë betoni në fshatin Krutje, pranë zonës së njohur si "Sheshpushimi i shoferit". Pas përplasjes me betonin, mjeti kishte përfunduar në kanal.

"Lushnjë/Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit,"-bën me dije Policia e Shtetit.

Aksident në Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në
Pamje nga aksidenti

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës. Pasi u njoftua Policia, u desh më shumë se një orë që zjarrfikësit të nxirrnin kufomën e të riut që kishte ndërruar jetë. Ndërkohë që të vështirë kishin edhe identifikimin pasi automjeti me të cilin lëvizte 29-vjeçari ishte marrë me qera. Vetura ishte e marrë me qira në emër të Ariol Rista, por në fakt mjetit po i jepte Kuka. 

Sipas dinamikës paraprake mendohet se i riu ka qenë me shumë shpejtësi dhe ka dalë nga rruga kryesore në fshatin Zhymë duke kryer disa rrotullime që kanë rezultuar fatale për shoferin. Megjithatë nuk përjashtohet edhe fakti që i riu mund të jetë përgjumur në timon, apo të ketë konsumuar lëndë alkoolike apo narkotike që i kanë shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit. Një përgjigje definitive do ta japë autopsisë mjeko-ligjore që do i bëhet trupit të të riut./ZËRI

Poll

MOS HUMB