
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë plagosur një 41-vjeçar me thikë. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë, B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç. Por identiteti i tyre nuk është bërë me dije nga uniformat blu.
Pas një sherri për motive të dobëta, tre të rinjtë kanë goditur me thikë 41-vjeçarin me iniciale F.B. 41-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,”- njofton Policia./ZËRI