Qytetërim

Disiplina bllokon merkaton e Tiranës, Laçit dhe Dinamos (Arsyet)

Mospagesa e detyrimeve ndaj ish-lojtarëve por edhe detyrimet për kuotën e trajnimit ndaj klubeve bazë, vazhdojnë të mbeten një problem i madh në futbollin shqiptar.

F.m
Disiplina bllokon merkaton e Tiranës, Laçit dhe Dinamos (Arsyet)
Komisioni i Disiplinës

TIRANË- Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit u ka bllokuar merkaton klubeve që nuk kanë paguar detyrimet pasi kanë humbur gjyqet përkatëse. Në vendimet e marra, thuhet se mospagesa e detyrimeve ndaj ish-lojtarëve por edhe detyrimet për kuotën e trajnimit ndaj klubeve bazë, vazhdojnë të mbeten një problem i madh në futbollin shqiptar. Për këtë arsye FSHF ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e Tiranës, Laçit dhe Dinamos.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 08.08.2024:

KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Niko Zisi. KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

MOS HUMB