Qytetërim

Dhunimi i Medi Isenit, gjykata lë në burg Noizyn dhe DJ Crax

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit të reperit.

I.F
Dhunimi i Medi Isenit, gjykata lë në burg Noizyn dhe DJ Crax
Medi Iseni dhe Noizy

TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në burg” për Noizyn, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku akuzohet për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni. Në burg është lënë edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, i cili akuzohet se është i përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit të reperit. Aktualisht, kanë nisur procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax në Kosovë.

VENDIMI:

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim. Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB