Qytetërim

VIDEO ku dhunonte ish-partneren, John Legend për Diddy: Të mbahet përgjegjës!

Këngëtari i "Used to Love U" tha se akuzat kundër themeluesit të 'Bad Boy Records' janë "të turpshme".

f.t
VIDEO ku dhunonte ish-partneren, John Legend për Diddy: Të mbahet
John Legend dhe Diddy

SHBA-John Legend ka folur mbi akuzat e abuzimit kundër reperit Sean "Diddy" Combs, duke thënë se ai është "i tmerruar" nga pretendimet. Këngëtari ka dhënë një intervistë për CNN dhe ka komentuar videon e publikuar së fundmi ku shihet reperi duke dhunuar ish-të dashurën, Cassie. 

"Më trembën përshkrimet që lexova, para se të dilnin video. Është një turp i madh. Unë me të vërtetë dua që ai të mbahet përgjegjës dhe që viktimat e tij të shërohen nga trauma e tyre,"-u shpreh këngëtari.

Këngëtari i "Used to Love U" tha se akuzat kundër themeluesit të 'Bad Boy Records' janë "të turpshme" dhe se ai dëshiron "më të mirën" për viktimat. Diddy është përballur me tetë akuza për abuzim nga gratë gjatë vitit të kaluar.

Një burim zbuloi se Diddy ishte "i shtangur" nga publikimi i videos dhe ka thirrur avokatët e tij për takime pasi ai ka frikë se mund të dalin dhe video të tjera. Videoja erdhi ndërsa artisti përballet me një sërë akuzash dhe padish që e akuzojnë atë për sulm seksual dhe përdhunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB