
TIRANË- Ish-banori i Big Brother Vip, Liam Osmani përveç, si lojtar do të njohet edhe për arrestimin e tij të bujshëm brenda shtëpisë. Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, ai rrëfeu ndjesitë e arrestimit, vetëm pak orë pasi ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ish-banori përshkroi si eksperiencën më të keqe ndalimin nga policia brenda shtëpisë më të famshme, ndërsa u shpreh se zgjidhja situata mund të menaxhohej krejt ndryshe.
“Në këtë format, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë, që një person të futet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë dhe të merret pas 24 orësh dhe të dërgoj diku tjetër. Kur, mendoj unë, mund të kishte pasur edhe alternativa të tjera, por sikurse thonë, kur të vijnë mend, nuk t’i hanë as qentë. Unë nuk kam qenë në dijeni për asgjë. Unë kuptova që çdokush mund të shkojë në burg, jo vetëm unë. Ndjesi e keqe është”,-u shpreh isj-banori.
Kur ish-banori u fut në dhomën e surprizave ai pa aty policinë dhe shkoi me ta pa kundërshtuar. Para se të arrestohej, Liami deklaroi në dhomën e rrëfimit se hyrja në shtëpinë e Big Brother ishte një shans për të për t’u rikthyer në vendin e tij./ZËRI