Qytetërim

Merr fund telenovela! Mbappe është lojtari më i ri i Real Madridit

Lajmin e bëri me dije gazetari më i famshëm i futbollit në botë, Fabrizio Romano.

k.m.
Merr fund telenovela! Mbappe është lojtari më i ri i Real
Kylian Mbappe

MADRID- Telenovela e zgjatur prej kohësh më në fund ka përfunduar, Kylian Mbappe është lojtari më i ri i Real Madridit. Edhe pse kjo lëvizje dyshohej se do të ndodhte, deri më tani nuk kishte asgjë të konfirmuar. Lajmin e bëri me dije gazetari më i famshëm i futbollit në botë, Fabrizio Romano.

Ai tha se i gjithë dokumentacioni është plotësuar, ndërsa gjigantët madrilen do ta konfirmojnë transferimin javën e ardhshme. Nga ana tjetër, drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar shumë për zëvendësimin e tij.

Si zgjidhje ideale mendohet se do të jetë superylli i Napolit, Kviča Kvarackelli.

Përfaqësuesi gjeorgjian ka kaluar një sezon të dobët, por por gjithsesi konsiderohet si një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe PSG-ja e dëshiron që ta ketë pjesë të skuadrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB