Qytetërim

Mbappé-PSG, ndizet sërish konflikti. Shkak paga e prillit dhe bonusi 80 milionë eurosh

Në muajt e parë të vitit 2024, Mbappé dhe PSG kishin rënë dakord për një largim miqësor, i cili, nga pikëpamja financiare, nuk do të kishte dëmtuar asnjërën palë, por gjithçka u ndërlikua në mars

E.K
Mbappé-PSG, ndizet sërish konflikti. Shkak paga e prillit dhe bonusi
Kylian Mbappe

FRANCË- Kylian Mbappé dhe PSG, një “martesë” që rrezikon të përfundojë shumë keq. Në fakt, kampioni francez ka vendosur t’iu drejtohet avokatëve duke qenë se klubi parizien nuk po i mban premtimet karshi tij. Sipas informacioneve të raportuara nga “L’Équipe”, Nasser al-Khelaifi nuk i ka paguar lojtarit pagën e prillit dhe një bonus prej 80 milionë eurosh, që duhet të ishte shlyer në shkurt.

Revista e njohur sportive franceze shpjegon se çfarë ndodhi: Në gusht të vitit 2023, kur Mbappé u përjashtua nga turneu aziatik për shkak të refuzimit për të rinovuar kontratën, ish-lojtari i Monaco u takua me presidentin, i cili u përpoq të marrë prej tij premtimin për t’i falur 80 milionë eurot që i takonin si “bonus besnikërie”.

Një ofendim i dyfishtë, duke qenë se Mbappé kishte vendosur tashmë të largohej dhe e kishte refuzuar propozimin. Kështu, kjo shumë nuk u pagua. Sipas Al-Khelaifi, nderi do t’i shkonte Real Madridit, si një bonus nënshkrimi për nënshkrimin e tij si lojtar i lirë.

Në muajt e parë të vitit 2024, Mbappé dhe PSG kishin rënë dakord për një largim miqësor, i cili, nga pikëpamja financiare, nuk do të kishte dëmtuar asnjërën palë, por gjithçka u ndërlikua në mars.

Tashmë gjithçka është në dorën e avokatëve, të cilët prej ditësh kanë shkëmbyer mesazhe për të negociuar kushtet e largimit të futbollistit. PSG kërkon që lojtari ta mbajë fjalën dhe ta shkruajë qartë, ndërsa Mbappe kërkon që t’i paguhet çdo cent i fundit.

Poll

MOS HUMB