
SHBA- Kourtney Kardashian ka zbuluar për ndjekësit se ka kaluar pesë cikle të dështuara të IVF-së (fertilizimit in vitro), përpara se të mbetej shtatzënë me bashkëshortin e saj, Travis Barker. Influencerja tregoi historinë e saj në Instagram pasi u pyet nga një ndjekëse, e cila gjithashtu i tregoi për historinë e saj me "IVF".
“Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (pesë cikle të dështuara IVF, tre rikthime). Trupi im u relaksua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. Shumë lutje për çdo gjë që ishte menduar të ishte për ne. Mbeta shtatzënë 100% në mënyrë natyrale, pasi ndërpreva trajtimet,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.
Kardashian dhe bashkëshorti i saj, kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin "Rocky 13", e po ashtu të dy kanë fëmijët nga marrdhëniet e mëparshme./ZËRI