Qytetërim

‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, nisin kunjat mes Fedez e Chiarës. Reperi: Më përzure, më quajte bastard

Çfarë po ndodh mes Fedez-it dhe Chiara-s?

E.K
‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, nisin kunjat
Chiara Ferragni dhe Fedez

ITALI- Edhe pse u duk si një ndarje në paqe, ose të paktën pa akuza të ndërsjellta, mes Chiara Ferrganit dhe Fedez kanë nisur kunjat e para në rrjet.

Ditën e djeshme, Chiara postoi një foto pranë bustit të Napoleonit. Ndjekësit e lidhën këtë postim me videon e Marracash-it, i cili e quajti Fedez-in ‘xhuxh me kompleksin e Napoleonit’.

‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, nisin kunjat
foto e chiares

Miqtë e Chiara-s komentuan një hark me shigjetë duke konfirmuar aludimet e ndjekësve.

‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, nisin kunjat
komentet e miqve

Por nuk mbetet me kaq, disa orë më parë, Chiara postoi një foto në ‘TikTok’ dhe i kërkoi komentuesve të bënin një përshkrim. Një ndër komentet e bëra ishte: ‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, që u pëlqye dhe nga vetë Chiara.

‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, nisin kunjat
komenti i pelqyer nga Chiara

Nga ana tjetër, Fedez-i ka paralajmëruar për publikimin e këngës së tij më të re me Emis Killa-n, ‘Sexy Shop’, e cila do të dalë të premten.

“Nuk bëhet dashuri në ateliet e seksit. Ti ishe si xhekpot në makinat e lojërave të fatit. Pastaj më përzure. Më quajte bastard, por unë nuk ndryshoj për ty… një histori pafund që përfundoi”, - ishte një pjesë e këngës së tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB