
FRANCË- Këtë herë, duket se nuk ka asnjë shans për pajtim mes tyre. Mes Kylian Mbappé dhe Nasser Al-Khelaïfi, ndarja u kthye në një përplasje të ashpër, fill para ndeshjes kundër Toulouse. Meqenëse ylli e kishte njoftuar që më herët presidentin e klubit Paris Saint German lidhur me vendimin e tij për t'u larguar nga klubi, deri më sot nuk kishin asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre e ftohtë agravoi.
Gazeta “Le Parisien” ka zbuluar se ndeshja e fundit e tij para tifozëve vendas, ndaj Tuluzës, është paraprirë nga një sherr publik me të shara mes presidentit Naser Al Khelaifi dhe Kilian Mbappe. Para se skuadrat të hynin në fushën e lojës për nxemjes, presidenti i ishte drejtuar shumë ashpër me Mbappe, me thirrjet dhe ulërimat mes palëve që ishin dëgjuar në ambientet e brendshëm të stadiumit.
Pasi dha dorëheqjen, kapiteni i bluve falënderoi një mori njerëzish (trajnerë, drejtorë sportivë, stjuardë, fansa) në videon e lajmërimit të largimit të tij, por nuk e përmendi në asnjë moment emirin e Katarit, i cili i ofroi atij kontratën më fitimprurëse në historinë e futbollit në vitin 2022. I etur për të marrë sqarime për faktin se ai nuk e kishte cituar në videon e tij, presidenti këmbënguli të organizonte një takim.
Dy personalitetet u izoluan në një dhomë, larg syve dhe veshëve kureshtarë. Tonet u ngritën shumë shpejt. Sqarimi u kthye shpejt në përplasje.
"Tundën muret,"- tregon një dëshmitar. Shkëmbimi ndikoi në shtyrjen e fillimit të nxehjes, ku lojtarët hynë në fushë katër minuta më vonë se zakonisht.
Me urdhër të Al Khelaifit, klubi vendosi të mos i bënte asnjë ceremoni sulmuesit, edhe pse ai është golashënuesi më i mirë në historinë e parisienëve. Vetëm tifozët i bënë atij një nderim duke shpalosur një koreografi gjigante për të para duelit./ZËRI