
TIRANË-Këngëtari Luiz Ejlli ka folur për herë të parë se si ka ndryshuar jeta e tij pas një viti nga eksperienca në "Big Brother Vip. Fituesi i edicionit të dytë ka theksuar se jeta e tij ka filluar me ardhjen në jetë të vajzës së tij Luna Mari. Këngëtari gjatë një konference për mediat ka treguar se vajza ka ardhur në jetë papritur në një ditë kur nuk e prisnin.
"Do ju shaj që s'më keni thënë të bëhem baba më herët. Kur më thonin deri dje se "mabroi jeta" u martova dhe u bëra me fëmijë kaq ishte, kuptoj se tani fillon çdo gjë, fillon jeta. Nuk paska gjë më të lumtur dhe më të bukur. Momenti i lindjes na erdhi papritur pasi na kishin njoftuar data të tjera. Sipas mjekëve Kiara e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Kiara po qëndron me mamain tim dhe ju jam shumë mirënjohëse. Tani puna më e vështirë është ti mbash,"-u shpreh këngëtari.
Teksa sot Luiz Ejlli ka njoftuar ndërprerjen e kontratës së menaxhimit dhe bashkëpunimit me Top Channel, televizionin që e riktheu në qendër të vëmendjes së publikut, përmes programit Big Brother, ai ka njoftuar një tjetër bashkëpunim. Këngëtari do të jetë imazhi më i ri dhe ambasador i kompanisë "Golden Eagle". Në kanaçet e pijes energjike do të jetë imazhi i këngëtarit. Marrëveshja u zbulua sot gjatë një konference për media, ku u shpalosën detajet e këtij bashkëpunimi ndërmjet Ejllit dhe brendit të njohur.olden Eagle, aq më tepër të jem edhe në kanaçe, domethënë dhe e kam për nder që jam ambasador i saj”, u shpreh Ejlli.
Ndër të tjera gjatë konferencës Ejlli njoftoi edhe për menaxhmentin e ri, i cili deklaroi se do të jetë nën menaxhimin e Jetmir Agajt dhe SBS Music Entertaiment. /ZËRI