
Sara Gjordeni
TIRANË-Teksa po shijon pritjen e ëmbël, ish-banorja e Big Brother VIP ka ndarë edhe foton e parë me barkun e rrumbullakosur. Sara Gjordeni ka postuar një fotografi në rrjetin social 'Instagram', teksa duket me barkun e rrumbullakosur, dhe ka vendosur ikonën e mbrojtjes nga syri i keq. Në fakt në imazh duket vetëm hija e trupit të saj.
Sara Gjordeni, krijoi një lidhje brenda shtëpisë me këngëtarin e njohur Bardhi, që ishte po ashtu banor i shtëpisë. Pak kohë pas daljes së tyre nga shtëpia, çifti ndau me publikun një lajm të mrekullueshëm se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë./ZËRI
Poll