Qytetërim

Jose Mourinho zyrtarisht trajner i Fenerbahçes: Mirësevjen "The special one"

Për momentin nuk dihet kontrata që do të ketë me turqit, si dhe kohëzgjatja e saj.

k.m.
Jose Mourinho zyrtarisht trajner i Fenerbahçes: Mirësevjen "The
Jose Mourinho

TURQI- Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i Fenerbahçes. Skuadra turke ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit portugez.

“Mirë se vjen "The special one" në Fenerbahçe,”- shkruhet në mesazhin e shpërndarë në "X".

Për momentin nuk dihet kontrata që do të ketë me turqit, si dhe kohëzgjatja e saj.

Fenerbahçe nuk e ka festuar titullin e ligës në Turqi që nga viti 2014, trofe që i ka shkuar gjithmonë rivalëve të përjetshëm, Galatasaray.

Fitorja e Fenerbahçes në Kupën e Turqisë 2023 është suksesi i tyre i vetëm i madh në dekadën e fundit. Në Europa Conference League të këtij sezoni, ata u eliminuan në fazën çerekfinale nga fituesi i kompeticionit, Olympiakos.

Mourinho është një nga trajnerët më të arrirë në historinë e futbollit. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me Porton dhe Interin, ndërsa ka fituar tre tituj të Premierligës në dy sezone te Chelsea./ZËRI

Poll

MOS HUMB