Qytetërim

S'ka më shpresa për pajtim! Vajza e Brad Pitt, Shiloh punëson avokat për të hequr mbiemrin e të atit

Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan të hënën, kur ajo mbushi 18 vjeç

f.t
S'ka më shpresa për pajtim! Vajza e Brad Pitt, Shiloh
Brad Pitt, Shiloh dhe Angelia Jolie

SHBA- Tashmë ka humbur çdo shpresë që Pitt të pajtohet me vajzën e tij biologjike, megjithëse deri vonë kishte raporte se ajo po planifikonte të jetonte me të. Vjaza e aktorit, Shiloh punësoi avokatin e saj dhe bëri kërkesë për të hequr mbiemrin Pitt në ditëlindjen e saj të 18-të.

Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan të hënën, kur ajo mbushi 18 vjeç, hera e parë që ajo mundi të bënte gjëra vetë dhe në mënyrë të pavarur. Muajin e kaluar pati raportime se Shiloh po planifikonte të jetonte me babanë e saj. Në fakt, aktori ishte “optimist” se do të pajtohej me të tani që është rritur, shkruajnë mediat e huaja.

Tre vajzat e tyre, Vivienne, Zahara dhe Shiloh kanë vendosur të përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar kështu se nuk duan të kenë të bëjnë asgjë me aktorin. Megjithatë, ajo që e lëndoi më shumë është vendimi i Shiloh. Sipas një raporti të DailyMail, Pitt është lënduar që vajza e tij zgjodhi të quhej vetëm 'Jolie' në ditëlindjen e saj të 18-të. Marrëdhëniet e këqija të Brad Pitt me fëmijët e tij dolën në dritë disa muaj më parë. Së pari, doli postimi famëkeq i Paxton në "Ditën e Babait". 19-vjeçari, kishte shkruar diçka në llogarinë personale në Instagram për Brad Pitt, gjë që dëshmon se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira. Jo shumë kohë më vonë, vajza 18-vjeçare e Jolie dhe Pitt, Zahara, u bë virale në internet, ku u prezantua pa përmendur askund mbiemrin e babait të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB