
Ben Affleck u shfaq sërish duke mbajtur unazën e martesës, pas raportimeve se dëshiron të ndahet me Jennifer Lopez. Aktori mbërriti në xhirimet e 'The Accountant 2' në Los Angeles duke mbajtur në gisht unazën e martesës. Pak ditë më parë, ylli i Hollivudit u shfaq pa unazën e martesës dhe në fakt ishte ai që ndezi thashethemet që do të ndahet me këngëtaren latine.
Që atëherë, duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për çiftin, ku shumë raporte flasin për probleme në mirëkuptimin dhe komunikimin e tyre. Konkretisht, raportohet se të dy janë në faza të ndryshme të jetës së tyre, me Lopez të interesuar për publicitetin dhe karrierën e saj dhe Affleck në fëmijët e tij.
Megjithatë, këngëtarja duket se po bën çmos për të shpëtuar martesën e saj pasi anuloi turneun e saj për të kaluar kohë me familjen. Në buletinin që Jennifer Lopez u dërgoi fansave të saj, ajo shkruante:
“Jam shumë e pikëlluar dhe e shkatërruar që ju kam zhgënjyer. Ju lutem dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk e ndieja absolutisht të nevojshme. Unë premtoj se do të korrigjoj dhe do të jemi të gjithë përsëri bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër”.
Kompania e marketingut Live Nation tha në një deklaratë se turneu "This Is Me... Live" po anulohet pasi "Jennifer merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë".
Ndoshta anulimi i turneut të saj bëri që Ben Affleck të "zbutej" me të dhe të vendoste përsëri unazën e tij të martesës. Mirëpo një ditë më parë një nga personat e afërt u shpreh se duan të ndajnë pak kohë për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy./ZËRI