
Futbolli i klubeve ka përfunduar për Toni Kroos! Gjermani do të garojë në EURO 2024 dhe do të ‘’varë këpucët’’. Ai e mbylli karrierën në Real Madrid në mënyrën më të mirë të mundshme, me Ligën e gjashtë të Kampionëve. Në deklaratat e tij pas finales, Kroos u ka thënë “lamtumirën” madrilenëve me këtë epilog përrallor.
“Është një mënyrë e tmerrshme për t'i dhënë fund karrierës. Mund të jetë më keq qesh”, tha fillimisht ai.
“Është një kombinim i cilësisë, qëndrimit dhe gjithë kësaj. Sot është një shembull i mirë për të mos ndalur së besuari se jeni në gjendje të fitoni edhe kur nuk jeni skuadra më e mirë. Ndjehem i lumtur. Është Liga ime e gjashtë e Kampionëve dhe kjo është çmenduri. Nuk e kisha menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë”, tha ai më pas./ZËRI