Qytetërim

VD- Në lidhje me një grua të martuar, ish-lojtari brazilian merret peng dhe dhunohet

Marcelinho u shfaq në një video në rrjetet sociale gjysmë i zhveshur, me duar të lidhura pas shpine dhe sy të nxirë.

f.t
VD- Në lidhje me një grua të martuar, ish-lojtari brazilian
Marcelinho Carioca

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për ish-lojtarin brazilian, Marcelinho Carioca. Incidenti i pakëndshëm i futbollistit filloi të dielën e kaluar, kur ai ishte në stadiumin e Corinthians për të parë një koncert. Në një moment, miqtë e tij e humbën nga sytë dhe duke qenë se ai nuk po gjëndej dhe se makina e tij ishte aty ku e kishte parkuar, lajmëruan policinë.

Pak orë më vonë misteri u zgjidh dhe Marcelinho u shfaq në një video në rrjetet sociale gjysmë i zhveshur, me duar të lidhura pas shpine dhe sy të nxirë. Në këtë video ai pranon se ka pasur lidhje me një grua të martuar. Pranë ish-futbollistit ndodhej edhe gruaja në fjalë, e cila pranoi se ka pasur një tradhti bashkëshortore.

Mësohet se partneri i gruas në fjalë ishte rrëmbyesi i Marcelinho, që donte të hakmerrej duke e marrë peng. Më vonë, ai e la të lirë ish-lojtarin brazilian, ku ka luajtur në karrierën e tij për Corinthians, Flamengo, Al Nassr, Vasco da Gama, Ajaccio, Valencia dhe Osaka. /ZËRI

Poll

MOS HUMB