
BELGJIKË- Shtëpia e Kevin De Bruyne në Belgjikë është grabitur disa netë më parë. Sipas mediave të huaja, ylli i Manchester City, gruaja e tij Michele dhe tre fëmijët e tyre nuk ishin në pronë në kohën e grabitjes.
Media belge HLN shkruan se grabitësit kanë marrë disa sende me vlerë, por nuk i kanë publikuar me listë. Vjedhja ndodhi midis orës 16 dhe 21:00 dhe u zbulua nga Michele Lacroix, gruaja e De Bruyne.
“Ishte ajo që kontaktoi Policinë,”-konfirmon zyra e prokurorit publik të Limburgut. Sipas të dhënave, hajdutët përdorën një shkallë për t'u futur në katin e parë të banesës në Bolderberg, Heusden-Zolder. De Bruyne, 32 vjeç, bleu pronën prej 70 hektarësh në vitin 2015 dhe ndërtoi një vilë prej guri të bardhë natyror, e cila përfundoi në shkurt 2019.
Prona ka brenda saj një pishinë, xhakuzi dhe fushë basketbolli.
De Bruyne, i cili është një nga futbollistët më të mirëpaguar të Premier League me rreth 425,000 £ në javë. Ditën e grabitjes së ndodhur fluturoi në Arabinë Saudite për Kupën e Botës për Klube. Por sipas HLN familja De Bruyne e përdor pronën vetëm kur vizitojnë Belgjikën, pasi shumicën e në Wilmslow, Cheshire./ZËRI