Qytetërim

"Vrasës"! Aktori Alec Baldwin përplaset me protestuesit pro-palestinez

Në videon e publikuar protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin.

f.t
"Vrasës"! Aktori Alec Baldwin përplaset me protestuesit
Alec Baldwin

SHBA- Aktori amerikan, Alec Baldwin, u sulmua verbalisht nga protestuesit anti-izraelit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, duke iu përgjigjur njërit prej tyre me sharje, përpara se të shoqërohej nga policia.

Aktori u pa mes turmës së protestuesve pro-palestinezë në Stacionin e Pensilvanisë dhe Grand Central Terminal në Manhattan. Në videon e publikuar protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin.

“Unë mbështes paqen për Gazën,” u përgjigj Baldwin, por protestuesit u tërbuan, filluan ta shanin dhe u përpoqën t’i afroheshin. “Mbylle gojën! Nuk ju vjen turp fare?‘ bërtiti një nga protestuesit.  E teksa po largohej i shoqëruar nga efektivë policie ka bërtitur “mbylle gojën”. “Ndaloni së bërtituri! Ndaloni së bërtituri” vazhdoi ai ndërsa protestuesit vazhdonin ta rrethonin. “Unë dua paqe për Gazën gjithsesi,”- tha ai.

Baldwin dhe protestuesi vazhduan t'i bërtisnin njëri-tjetrit përpara se policia ta largonte aktorin. Një turmë e ndoqi Baldwin-in dhe disa e tallnin atë për të shtënat fatale në filmin 'Rust' në 2021. 

Poll

MOS HUMB