Qytetërim

E mbani mend Jennifer Love Hewitt? Aktorja nuk njihet më

Jennifer Love Hewitt shprehu zhgënjimin e saj, duke u folur hapur në një podcast. 

k.m.
E mbani mend Jennifer Love Hewitt? Aktorja nuk njihet më
Jennifer Love Hewitt

SHBA- Jennifer Love Hewitt ka marrë reagime të forta nga ndjekësit e saj pas ndryshimit radikal që ka bërë në dukje. Aktorja 44-vjeçare ka marrë shumë komente negative për dukjen e saj, pasi fansat i kanë vënë në dukje ndërhyrjet kirurgjikale. Hewitt shprehu zhgënjimin e saj, duke u folur hapur në një podcast. 

E mbani mend Jennifer Love Hewitt? Aktorja nuk njihet më
Jennifer Love Hewitt

“Plakja në Hollywood është vërtet e vështirë. Nuk mund të bësh asgjë siç duhet. Shumë njerëz kanë thënë se dukem ndryshe. Unë jam njësoj si gjithmonë,"-tha ajo. 

Jennifer Love Hewitt është një aktore amerikane dhe këngëtare, e cila filloi karrierën e saj si një fëmijë aktore dhe këngëtare, duke u shfaqur në reklama televizive kombëtare përpara se t'i bashkohej kastit të serialit Disney Channel Kids Incorporated (1989–1991). Ajo u bë e njohur në Shqipëri me serialin televiziv "Ghost Whisperer".

Seriali flet për jetën e Melinda Gordon (Jennifer Love Hewitt), e cila ka aftësinë për të parë dhe komunikuar me fantazmat. Melinda ndihmon shpirtrat e tokës të zgjidhin problemet e tyre dhe të prehen në paqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB