Qytetërim

VD-Greqia mbetet jashtë Europianit/ Gjeorgjia e eliminon, tifozët hyjnë në fushë dhe puthin lojtarët

Gjeorgjia është kualifikuar për herë të parë në grupet e Kampionatit Europian.

f.t
VD-Greqia mbetet jashtë Europianit/ Gjeorgjia e eliminon, tifozët
PAMJE NGA STADIUMI

GJEORGJI- Mbrëmja e sotme ka hyrë në historinë e futbollit gjeorgjian. Këta të fundit janë kualifikuar për herë të parë në grupet e Kampionatit Europian. Gjeorgjia ka eliminuar Greqinë në finalen e fazës “play off” pas ekzekutimit të penalltive. Menjëherë sapo penalltia fituese u shndërrua në gol, në stadium shpërtheu festa.

Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 0-0, duke bërë që lojtarët t’i drejtoheshin minutave shtesë. Rastet nuk munguan në 30 minutat e mbetura të lojës, por asnjë prej tentativave nuk përfundoi me gol. Tifozët gjergjianë nuk i fshehën emocionet dhe me u panë me lot gëzimi e disa me buzëqeshje në fytyrë, por të gjithë të pushtuar nga lumturia për kualifikimin në Europian.  Madje, nuk munguan edhe puthjet pë rata që shkruan historinë, për futbollistët e Kombëtares

Kombëtarja gjeorgjiane do të luajë në të njëjtin grup me Turqinë, Portugalinë dhe Republikën Çeke./ZËRI

Poll

MOS HUMB