Qytetërim

Nis me debate "Prime"/ Meritoni: Teta Eglantina më ka thënë gomar! Egla: Më përmendën "minigjyqin"

Ndryshe shprehet, Ilnisa dhe Meritoni të cilët thonë se Egla i ka provokuar në të gjitha format me etiketime dhe ofendime. 

a.l
Nis me debate "Prime"/ Meritoni: Teta Eglantina më ka
Prime

TIRANË- Spektakli i sotëm në "Big Brother Vip" ka nisur me debate, mes Meritonit, Ilnisës dhe Eglës. Sipas kësaj të fundit përplasja e këtyre ditëve ka ndodhur pasi çifti i kanë përmendur disa herë çështjen e "gjyqit" me gazetarin Saimir Kodra. Ndryshe shprehet, Ilnisa dhe Meritoni të cilët thonë se Egla i ka provokuar në të gjitha format me etiketime dhe ofendime. 

Pjesë nga debati: 

Egla: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

Egla: Nuk ke për të folur

Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg. 

Poll

MOS HUMB