
TIRANË- Teksa lartë e poshtë diskutohet nëse janë ndarë vërtetë apo jo, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ironizuar zyrtarisht atë që është ende bashkëshorti i saj, aktorin Bes Kallaku. Vetëm dy muaj pas lindjes së djalit, Xhensila Myrtezaji është rikthyer nëpër koncerte, ku në një prej tyre fansat i kanë përmendur aktorin. Teksa ajo këndonte këngën "Mashtrues", të cilën e ka në bashkëpunim me Bardhin, dikush i thërret emrin e Bes Kallakut.
Ndërsa ajo iu kthye duke i thënë: Xheloz ëëë!
MOMENTI ME VIDEO:
Ndërkohë që vetë Kallaku, tregoi brenda "Ferma VIP" se ishte ndarë nga këngëtarja, duke zbuluar se për shkak të rrethanave, me fëmijët takohej më rrallë. Po ashtu, mungoi edhe në festën e ditëlindjes së Xhensilës, në të cilën ajo tha se tashmë zemra e saj kishte vend vetëm për 2 fëmijët, Ajkën dhe Amenin.
Por teksa pompohet ndarja e tyre, ka edhe zëra që pretendojnë se e gjitha është një lojë për klikime dhe asgjë më shumë./ZËRI