
TIRANË- Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, ka konfirmuar ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët në spektaklin që ai ka rolin e kryeplakut, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.
Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”, teksa e krahasonte me një histori të treguat nga miku i tij.
“E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh më tej Kallaku, teksa nuk e fshehu momentin e vështirë.
/ZËRI