
TIRANË- Pas në dite plot debate mes tyre dhe ofendime, aktorja, Egla Ceno i ka shprehur dashurinë gazetares Ilnisa Agolli. Kjo në kuadër të një loje të organizuar nga “Vëllai i Madh”.
Egla ka lënë pas debatet dhe ofendimet që i bënte Ilnisës duke i përmendur disa anë fizike dhe karakteriale të cilat ajo i vlerëson tek banorja Ilnisa Agolli. Ajo shpreh një pëlqim për buzët e Ilnisës si dhe për botën e saj që sipas aktores është plot ngjyra. Aktorja gjithashtu mendon se Ilnisa është një nënë e përkushtuar edhe pse para disa ditësh i drejtohej me fjalët: Mjerë kush rritet nga ju.
Egla: Më pëlqejnë buzët e tua një gjë fizike kjo. Ke një botë të madhe ke ngjyra mendoj që çdo grua po edhe ti një nënë shumë e përkushtuar ndaj gocës dhe mendoj që je një grua që ke potencë nëse vendos në zbatim atë aftësinë që të kesh peshë.