
SUEDI- Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka shpjeguar pas humbës ndaj Suedisë se ishte i trishtuar vetëm që skuadra nuk barazoi e fitoi, por jo për lojën që kishte bërë skuadra. Për Sylvinhon ekipi bëri një lojë të mirë paçka se Kombëtarja u mund 1-0 nga Suedia. Ai tha se nuk ka çfarë t'u thotë lojtarëve pasi kanë bërë një paraqitje të mirë. Tekniku ka cekur të gjithë lojën, duke vlerësuar paraqitjen.
“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifkuar në Europian. Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë ,të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren. Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësihëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren. Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndëisshme sot. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij,"-u shpreh ai.
Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 kundër Suedisë në Stockholm, teksa kjo është disfata e dytë në tre ditë pas asaj me Kilin. Kuqezinjtë "futën ujë" në prapavijë duke pësuar katër gola në pak ditë, duke mos shënuar asnjë./ZËRI