Qytetërim

Sherri mes Ilnisës dhe Eglës, Dalina: Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë

Dalina i ka dalë në mbrojtje Eglës

E.K
Sherri mes Ilnisës dhe Eglës, Dalina: Nuk është arritje se
Egla, Dalina dhe Ilnisa

TIRANË- Komenteve mbi debatet që ndodhin në shtëpinë e Big Brother, nuk iu shpëton askush, edhe për shkak të agresivitetit që banorët kanë shfaqur këtë vit. Ilnisa dhe Egla janë dy prej banoreve që janë përplasur më ashpër mes tyre, ndërsa shpesh ofendimet kanë kaluar në personale, dhe në përmendje të pikave delikate të njëra tjetrës. Nga njëra anë është Egla që i përmend Ilnisës vajzës, dhe nga ana tjetër është Ilnisa që i vë gishtin në plagë Eglës për faktin që nuk është bërë nënë.

Në lidhje me debatin e fundit të zhvilluar mes dy banoreve, ku Ilnisa iu drejtua Eglës duke i thënë: "S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë", ka reaguar dhe Dalina Buzi, e cila vitin e kaluar ka qenë një komentuese e rregullt e Big Brother.

Në reagimin e saj, Dalina thekson se të bërit fëmijë nuk është arritje e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme që janë bërë me fëmijë.

"Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë. Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë. Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë. Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!", tha Dalina./ZËRI 

Poll

MOS HUMB