
TIRANË- Ndarja mes Besit dhe Xhensilës tashmë duket një fakt i pakthyeshëm, ndërsa festimi i ditëlindjes nga ana e këngëtares, një ditë më parë, duket se ka vulosur gjithçka. Këngëtarja postoi pamje në rrjetet sociale, ku shihej duke festuar me miqtë dhe mikeshat e saj më të mira, si dhe me dy fëmijët e saj, Ajka dhe Amen. Përveç videove që qarkulluan në rrjet, vetë Xhensila postoi disa foto me të vegjlit e saj, ku duket se tregoi edhe anën e saj të historisë për ndarjen, duke shuar edhe aludimet për ndonjë tradhti të mundshme nga ana e saj.
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme”, shoqëruar me hashtag-un #MëShumëS’kaVend. Mesazhi i dhënë nga këngëtarja tashmë është i qartë, se në jetën e tyre nuk ka më vend as për Besin, por ndoshta momentalisht as për ndonjë person tjetër në zemrën e Xhensilës.
View this post on Instagram
Vetë Besi e pranoi pak ditë më parë ndarjen, gjatë një bisede me konkurentët e Ferma VIP, ku ai është në rolin e moderatorit. Besi tha se ai kalon pak kohë me fëmijët, për shkak se ata qëndrojnë me ish-bashkëshorten e tij.
“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh ai ndër të tjera.
Ndarja e tyre është përfolur shumë, edhe përpara se djali i tyre të vinte në jetë. Por pavarësisht se disa kriza kanë vendosur që t’i lënë pas krahëve, duke iu dhënë mundësi të dyta njëri-tjetrit, tashmë ndarja e Besit dhe e Xhensilës duket të jetë pa kthim. Të paktën këtë kanë dashur që të besojmë, nga të gjitha deklaratat e tyre. /ZËRI