
TIRANË- Pasi aktori Bes Kallaku pranoi publikisht ndarjen prej saj, duke e quajtur si ish-bashkëshorte, Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur që t’i ‘përgjigjet’ me një video, ku ekspozon format e trupit të saj, duke u stërvitur.
Me këngën ‘i'm a survivor’ në sfond, Xhensila ka vendosur që në mënyrë apo në një tjetër të thojë edhe ajo fjalën e saj për ndarjen. Dy fëmijët e çiftit janë duke jetuar kryesisht me të ëmën, pas ndarjes së prindërve të tyre.
Vetë Besi pranoi mbrëmjën e djeshme, që djalin e shihte edhe më rrallë sesa vajzën, për shkak të moshës së tij të vogël.
View this post on Instagram
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”, tregoi Besi. /ZËRI