Qytetërim

'Habit' Olivia Colman: Po të isha burrë do të fitoja shumë më tepër se tani

Duke iu referuar filmit të saj të fundit, "Wicked Little Letters", aktorja fituese e Oskarit tha se gjinia e saj e kufizoi potencialin e saj të fitimit. 

E.K
'Habit' Olivia Colman: Po të isha burrë do të fitoja
Olivia Colman

Olivia Colman ka kritikuar pabarazinë e pagave gjinore në industrinë e filmit dhe tha se do të paguhej më mirë nëse do të ishte burrë, duke argumentuar se hendeku i pagave është i rrënjosur në një ide të vjetëruar se aktorët meshkuj tërheqin audiencën. Duke iu referuar filmit të saj të fundit, "Wicked Little Letters", aktorja fituese e Oskarit tha se gjinia e saj e kufizoi potencialin e saj të fitimit. 

“Le të mos fillojmë me diferencën e pagave, por aktorët meshkuj po paguhen më shumë sepse dikur thoshin se tërheqin audiencë dhe në realitet nuk ka ndodhur kështu për dekada. Por ata ende e përdorin atë si një arsye për të mos paguar shumë gratë”, tha ajo.

“E di shumë mirë se po të isha Oliver Coleman do të fitoja shumë më tepër sesa tani”, shtoi aktorja britanike. 

“Unë di për një hendek pagash që është 12,000% diferencë. Bëni llogaritë,” vuri në dukje aktorja fituese e Oskarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB