
SHBA- Anne Hathaway ka folur për vuajtjen e një aborti në vitin 2015 ndërsa luante rolin e një gruaje shtatzënë. Në një intervistë për "Vanity Fair", aktorja, 41 vjeç, tha se shtatzënia e saj e parë "nuk shkoi dot deri në fund", por më të vështirë ia bëri roli.
"Unë çdo natë duhet të isha në shfaqje dhe më duhej të 'lindja' në skenë".
Hathaway, e cila që atëherë ka pasur dy djem, thotë se gjatë shfaqjes që zgjati 6 javë, u shtir se gjithçka ishte mirë.
Megjithatë tlli i "Devil Wears Prada" mirëpriti në jetë djalin e saj të parë, Jonathan, me bashkëshortin Adam Shulman në mars 2016. Në një postim në Instagram në korrik 2019, Hathaway njoftoi se ishte përsëri shtatzënë. Por ajo gjithashtu përdori postimin për të treguar betejat e saj për fertilitetin. Pasi vuajti abortin e saj spontan, Hathaway tha se ishte e habitur kur zbuloi se sa të zakonshme janë abortet spontane. Ajo gjithashtu zbuloi se shumë nga miqtë e saj kishin pasur përvoja të ngjashme./ZËRI