Qytetërim

Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra të trafikuara

Padia e depozituar në Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) pretendon se 64-vjeçari ishte në dijeni se gratë ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore

I.F
Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra të
Van Damme

SHBA- Aktori i njohur Jean -Claude Van Damme po përballet me akuza të rënda, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me tre gra që ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas një raportimi të Antena 3 CNN, aktori i njohur dhe ish-sportisti i arteve marciale është përfshirë në një rast të shfrytëzimit të grave nga një organizatë kriminale në Rumani.

Padia e depozituar në Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) pretendon se 64-vjeçari ishte në dijeni se gratë ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe iu dhanë si “dhuratë” gjatë një eventi në Kanë.

Hetimi tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa Gjykata e Lartë e Francës pritet të japë “dritën jeshile” për nisjen e ndjekjes penale. “Udhëheqësi” i rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore dyshohet se është biznesmeni rumun dhe pronar i një agjencie modelimi, Morel Bollea. Incidentet e dyshuara kanë ndodhur në Kanë, në një event të organizuar nga vetë Van Damme. Nuk është sqaruar saktësisht se kur ka ndodhur ngjarja.

Avokati Adrian Koukoulis, i cili përfaqëson një nga viktimat e supozuara, tha se gratë ishin "kishin qenë viktima të shfrytëzimit".

“Në një event në Kanë, në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme, disa rumunë që po hetohen për formimin e një grupi kriminal dhe trafikim njerëzor dyshohet se i ofruan atij pesë gra rumune, modele në Rumani, që të kishte marrëdhënie seksuale me to”, tha Koukoulis, sipas Antena 3 CNN.

"Personi që mori këto 'përfitime' ishte në dijeni të situatës së tyre. Nga dëshmitë, është e qartë se Jean-Claude Van Damme e dinte se këto gra po shfrytëzoheshin," shtoi avokati.

Hetimi penal nga DIICOT u nis pas një padie të depozituar nga një grua në Gjykatën e Lartë në Francë dhe pretendon se ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura. Pas identifikimit të të dyshuarve, ata do të thirren në Rumani për të dëshmuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB