Qytetërim

Tre gjysëmfinalet e djeshme zbardhën finalistët e dytë të Gjermanisë dhe Spanjës. Pritet Italia

Ndeshja e parë e Interit dhe Milanit përfundoi në barazim 1 me 1.

F.I
Tre gjysëmfinalet e djeshme zbardhën finalistët e dytë
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Spanja, Gjermania dhe Italia, ndër vendet e mëdha, diskutuan dje emrat e gjysëmfinalistëve të dytë të Kupave përkatëse, konkretisht të DFB Pokalit gjerman, të Kupës së Mbretit në Spanjë dhe të Kupës së Italisë. Finalistët e parë njiheshin: Bolonja në Itali, Reali i Madridit në Spanjë dhe Arminia e Bilefeldit në Gjermani.

Në dallim nga dy të tjerat, gjysëmfinalja e Italisë dje luante vetëm ndeshjen e parë. Në Spanjë ndeshja e parë e Kupës ishte luajtur dhe emri i finalistit të parë dihej, Reali i Madridit.

Ndeshja e parë e Interit dhe Milanit përfundoi në barazim 1 me 1. Abrahami shënoi i pari për Milanin, me asist të Fofanasë në minutën e dyzet e shtatë. Më minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Çalhanogluja ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një gjuajtje aq të fortë në hyrje të zonës saqë askujt nuk i mbeti tjetër veçse ta shihte të tundte rrjetën.

Atletikoja e Madridit nuk mundi ta shfrytëzojë epërsinë e fushës vendase dhe rezultatin 4-4 të takimit të parë. Ferran Torresi me një asist të Jamalit ishte goli i vetëm që e kaloi në 5-4.

Në Gjermani, pasi u mësua emri surprizë i Armini Bilefeldit që mundi kampionët dhe fituesit e Kupës në fuqi, Bajerin e Leverkusenit, dje u luajt gjysëmfinalja e dytë: Shtutgarti sfidoi Lajpcigun. Stileri, Voltemadja dhe Levelingu ishin tre golat e bardhekuqve, përballë golit të vetëm të Sheshkos nga ana tjetër.

Real i Madridit-Barcelona do të jetë finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë. Në Itali njohim vetëm njerin nga finalistët, Bolonjën, që pret qartësi mes Interit e Milanit. Në Gjermani finalja do të jetë mes Arminia Bilefeldit dhe Shtutgartit./ZËRI

Poll

MOS HUMB