Qytetërim

Liverpuli, hap të sigurt titulli

Liverpuli, nga ana e tij, dominoi dhe pse fitoi me vetëm një gol të Diogo Jotës

Redaksia Zëri
Liverpuli, hap të sigurt titulli
FOTO ILUSTRUESE

ANGLI- Dje u zhvilluan disa prej ndeshjeve në kuadër të javës së tridhjetë të Premier Ligës angleze, nga e cila mbetet për t'u luajtur sot vetëm Çelsi-Totenhem.

Skuadrat në formë, lokomotivat e kampionatit të këtij viti konfirmuan vetveten duke mos e prekur renditjen e sipërme në tabelën angleze. Njukasëlli fitoi 2 me 1 me Brentfordin. Aston Vila fitoi si udhëtuese 3 me 0 me Brajtonin. Siti fitoi 2 me 0 me Leisesterin.

Liverpuli, nga ana e tij, dominoi dhe pse fitoi me vetëm një gol të Diogo Jotës, derbin me Evertonin, 1 me 0. 74% kontroll topi dhe 17 prova për gol regjistruan të kuqtë, por ishte vetëm fati që e la rezultatin aq ngushtë. Liverpuli vijon të renditet i pari me 73 pikë. 12 më shumë se sa Arsenali, që fitoi të martën ndaj Fulhemit 2 me 1; 16 më shumë se sa Foresti që fitoi të martën 1 me 0 me Junajtidin me gol të ish-lojtarit të vetë, Elangës; 22 më shumë se Siti dhe 23 pikë më shumë se sa Çelsi./ZËRI

Poll

MOS HUMB