Qytetërim

UEFA 'hap thesin', shpërndan 2.5 miliardë euro vitin e ardhshëm për ekipet e Ligës së re të Kampionëve

Raporti mes tre kompeticioneve është mbajtur në të njëjtat nivele me ciklin aktual (2021-2024), ndërsa shpjegimet e detajuara se si dhe me çfarë kriteresh do të ndahen këto para do të komunikohen në ditët në vijim.

E.K
UEFA 'hap thesin', shpërndan 2.5 miliardë euro vitin e
Foto ilustruese

ZVICËR- Nevoja e përjetshme e skuadrave për më shumë shpenzime, e ngrenë edhe më lart shiritin e të dhënave financiare në kupat e Europës. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s kanë miratuar sistemin e detajuar të shpërndarjes së të ardhurave për garat e periudhës trevjeçare 2024-27, dhe nga të ardhurat prej 4.4 miliardë euro (vjetore), pritet të jetë prezent 10%. (440 milion €) ndahen për solidaritetin, 7% (308 milion €) për klubet jo pjesëmarrëse dhe 3% (132 milion €) për klubet e raundit kualifikues.

Përveç kësaj, 25 milionë euro janë caktuar për Ligën e Kampionëve për Femra dhe Ligën e të Rinjve UEFA. Shuma neto (pas zbritjes së shpenzimeve, pagesave të solidaritetit dhe pagesave në garat e tjera) ndahet midis klubeve pjesëmarrëse (93.5%) dhe UEFA-s (6.5%). Nga shuma totale e disponueshme për klubet pjesëmarrëse (3,317 milionë euro), pjesa më e madhe (74.38%) është caktuar për Ligën e Kampionëve.

Konkretisht, skuadrat pjesëmarrëse do të ndajnë 2.46 miliardë euro, ndërsa 565 milionë euro (17.02%) do të shpërndahen për klubet që garojnë në UEFA Europa League dhe 285 milionë euro (8.60%) për klubet në Ligën e Konferencave të UEFA-s.

Raporti mes tre kompeticioneve është mbajtur në të njëjtat nivele me ciklin aktual (2021-2024), ndërsa shpjegimet e detajuara se si dhe me çfarë kriteresh do të ndahen këto para do të komunikohen në ditët në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB