Qytetërim

Sara Hoxha në pritje të ëmbël? Olta Gixhari nxjerr zbuluar dyshen që ‘u divorcua’

Edhe pse u përfolën se janë ndarë, duket se Sara dhe Ledri janë akoma bashkë dhe madje ndoshta janë në pritje të një djali.

D.XH
Sara Hoxha në pritje të ëmbël? Olta Gixhari nxjerr zbuluar
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

TIRANË – Një nga çiftet më të përfolura të showbizzit shqiptar janë Sara Hoxha dhe Ledri Vula. Dyshja së fundmi kanë qenë një nga çiftet më të komentuar, për shkak të krisjes, që mendohet se ka ndodhur mes tyre.

Çifti mësohet se po bën një jetë të lumtur dhe janë pranë njëri-tjetrit. Sara, së fundmi, pa praninë e Ledrit, ka marrë pjesë në festën që aktorja dhe ish-banorja e BBVIP2 Olta Gixhari ka bërë për zbulimin e gjinisë së bebit të saj.

Sara Hoxha në pritje të ëmbël? Olta Gixhari nxjerr zbuluar
Postimi i Olta Gixharit

Olta është në pritje të një djali dhe nëpërmjet një fotografie të dyshes Olta e Sara, ajo shkruan “Mama çunash ti, nuk kapem me ty unë”. Olta ia kthen se do të presë derisa dhe ajo të bëjë djalin. “Do të pres sa të bësh edhe ti djalin”. Mos ndoshta kjo do të thotë se Ledri dhe Sara janë në pritje të një fëmije të dytë? Na duhet vetëm që të presim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB